terbohuu: I arestuari 40 herë bëhet polic ......terbohuuu

Saturday, July 21, 2012

I arestuari 40 herë bëhet polic ......terbohuuu

Një belg i arrestuar për rreth 40 herë nga policia për krime të ndryshme, ka mundur të kalojë barrikadat dhe të bëhet polic, duke marrë edhe çelësat e të gjitha dyerve në një rajon policie, por në fund u zbulua. Një gabim i madh që i ka kushtuar reputacionin komisariatit të një qyteti në Belgjikë. Gabimi u zbulua vetëm pas dy javësh dhe fare rastësisht,nga një polic. Pas kësaj njeriu i famshëm i arresteve u pushua nga puna. Ai kishte dalë nga burgu vetëm 15 ditë para se të fillonte punën e re si polic, dhe ishte destinuar për një nga komisariatet më të rëndësishme e më serioze të policisë se Brukselit duke bërë gafën më të madhe të vitit në policinë belge.

No comments:

Post a Comment