Saturday, July 21, 2012
Makinisti ndal trenin për të pirë një cigare ......terbohuuuu
Një makinist treni rrezikon të ndëshkohet, pasi ndali trenin për të dalë jashtë e për të pirë një cigare. Ai ndali në mes të një fshati dhe i lejoi pasagjerët të dilnin nga treni. Pirja e duhanit kohët e fundit është ndaluar në trenat e Rumanisë. Incidenti ndodhi në trenin “Shigjeta blu”, e cila supozohet të jetë treni më i shpejtë dhe më modern në vend. Treni sapo kishte kaluar qytetin e Timisoarës, kur shoferi njoftoi: “Pasagjerët mund të dalin tani, pasi do të bëjmë 5 minuta pushim për një cigare”. Një nga pasagjerët, Adina-Nicoleta, thotë: “ Po udhëtonim me tren ekspres, por ai ndali në mes të një fushe dhe njerëzit e drejtuar nga makinisti dolën jashtë të tymosnin”.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment